Kanë dalë edhe fotot e para të ish-presidentit amerikan Donald Trump brenda sallës së gjyqit.

Donald Trump, do të dalë në gjykatë në Nju Jork të martën, një moment që do të shënojë presidentin e parë që do të akuzohet për një krim.

Trump, i cili mohon çdo keqbërje, përballet me akuza në lidhje me falsifikimin e të dhënave të biznesit në një hetim për paratë e heshtura.