Gjesti vazhdon të mbetet një nga banorët më të komentuar dhe më të dashur për publikun shqiptar në këtë edicion të “Big Brother VIP 4”.

Popullariteti i tij ka ardhur si rezultat i personalitetit të fortë dhe mënyrës së tij të sinqertë të komunikimit, por ky vëmendje ka ardhur edhe me sfidat e veta.

Pas eliminimit të tij të parë dhe kthimit të menjëhershëm në shtëpi, Gjesti është përballur me tensione dhe debate që kanë ndikuar ndjeshëm në lojën e tij.

Në një nga përplasjet më të fundit, Jozi i kujtoi veprime dhe situata nga pjesëmarrja e tij e mëparshme në “Big Brother VIP Kosova”.

“Ti je i vogël, madje femrën ta ka marrë shoki”, ishte akuza që Jozi i bëri Gjestit, duke i prekur një plagë të vjetër.