Pas një hetimi të realizuar nga Policia e Kosovës, është arrestuar një 35-vjeçar me inicialet P.L., i dyshuar për vjedhjen e një veture BMW X-5 me targa vendore më 23 tetor 2024, e cila ishte e parkuar në rrugën magjistrale Kaçanik-Ferizaj, pranë Kaçanikut.
Hetimet kanë zbuluar se vetura ishte kaluar jashtë kufirit të Kosovës dhe ishte shitur. Pas intervistimit nga hetuesit policorë, dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Po ashtu, janë intervistuar edhe dy persona të tjerë, shtetas të huaj, si dëshmitarë në lidhje me këtë rast.