Një prej vendimeve të mëdha që Hansi Flick duhet të bëjë për finalen e së dielës ndaj Real Madridit është situata e portierit. 

Inaki Pena ka qenë titullar i padiskutueshëm gjatë muajve të fundit, por dy porta të pastra radhazi nga Wojciech Szczesny ka bërë që ai të jetë favoriti për Superkupën e Spanjës. 

Pena supozohej se do të ishte titullar ndaj Athletic Bilbaos në gjysmëfinalen e së mërkurës, por pas seancës së fundit stërvitore, Flick e ndëshkoi atë duke e lënë në bankën rezervë, me Szczesnyn që e shfrytëzoi këtë në avantazhin e tij. 

Flick refuzoi që të flasë publikisht për këtë çështje, por sipas Mundo Deportivo, është vendosur praktikisht që Szczesny do të mbetet titullar

Eksperienca e portieri polak në ndeshjet e mëdha mund të jetë një arsye pse ai do të mbetet titullar. 

Tekniku gjerman është bindur nga dy paraqitjet e fundit të ish-portierit të Juventusit dhe dëshiron ta shpërblejë atë për formën që ka treguar./Telegrafi/