Në kuadër të një plani operativ të realizuar sot në Ferizaj, Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Ferizajt, ka kryer një aksion që ka rezultuar me arrestimin e një personi dhe sekuestrimin e substancave narkotike, armëve dhe një shume të madhe parash.
Gjatë kontrollit të kryer në një shtëpi dhe objekte përcjellëse, janë gjetur: 842.9 gramë kokainë, një pjesë e së cilës ishte groposur në kopsht, dy armë të shkurtra, njëra me leje dhe tjetra pa leje, katërmbëdhjetë fishekë, një peshore digjitale dhe disa kartela bankare.
I dyshuari, Q.T. (mashkull kosovar, 1992), është intervistuar dhe ndaj tij është hapur procedurë për veprat penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve si dhe mbajtja në pronësi ose kontroll të paautorizuar të armës”.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.
Policia mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe garantimin e sigurisë për qytetarët./Telegrafi/