Top lojtari i kombëtares së Kosovës dhe Lillet, Edon Zhegrova ka rënë në “radarin”  e Napolit.

Skuadra napoletane është interesuar për transferimin e yllit dardan sipas gazetari të njohur italian, Fabrizio Romano, shkruan Arbresh.info.

Italianët dëshirojnë që yllin kosovar ta transferojnë në merkaton e janarit.

Mirëpo për drejtuesit e Lille në këtë fazë të kampionatit, Zhegrova është i paprekshëm.

Andaj kanë refuzuar cfardo oferte për të, pasi francezët dëshirojnë ta mbajnë yllin kosovar deri në fund të këtij sezoni.

25-vjeçari ka qenë aset i rëndësishëm i Lille këtë sezon duke shënuar tetë gola e dy asistime në të gjitha kompeticioni deri më tani./Arbresh.info