Bad News Eagles e ka mësuar ekipin me të cilin do të përballet në ndeshjen e dytë në kualifikimet për Majorin e Parisit.

Ata pas humbjes në duelin e parë, tani do të përballen me ekipin britanik, Viperio me fillim nga ora 20:45.

Ekipi kosovar në raundin e parë u mposht nga ai rus, 1WIN me rezultat 16:9 në hartën “Mirage”, shkruan Gazeta Express.

BNE-së i duhen tri fitore për ta arritur kualifikimin.

Kujtojmë se në dy herat e kaluara, Bad News Eagles ishin kualifikuar në këtë turne, madje duke e arritur edhe fazën “Legends Stage”.