Bedri Hamza, pas hapjes zyrtare të fushatës së PDK-së, ka postuar edhe disa prej fotografive të këtij tubimi të madh.

Hamza ka thënë se sonte filloi një kapitull shprese, uniteti dhe progresi.

“Sonte filloi një kapitull shprese, uniteti dhe progresi. Le të ecim përpara të bashkuar dhe të vendosur. Kosova mundet ma mirë. Dhe, me mbështetjen tuaj, do ta bëjmë ma të mirë.
Vizioni ynë i ka rrënjët në punë. Dhe puna është pjesë e ADN-së sonë!
Zgjidhni të ardhmen më 9 shkurt! Vendosni për Kosovën që mundet ma mirë!
#MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamza.