E ardhmja e Lionel Messit vazhdon të jetë ende e paqartë.
Kontrata e yllit argjentinas me Paris Saint-Germainin skadon pas përfundimit të sezonit aktual, teksa ende nuk ka ndonjë marrëveshje mes palëve për të rinovuar, shkruan Gazeta Express.
Në anën tjetër, Messi vazhdon të jetë i lidhur me një rikthim te Barcelona. Kontaktet u konfirmuan, por ende nuk ka asgjë më shumë.
Kësisoj, 35-vjeçari mund të largohet si futbollist i lirë nga “Parc des Princes” gjatë afatit kalimtar të verës.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se Al-Hilal i ka bërë një ofertë zyrtare kapitenit të Argjentinës.
Klubi nga Arabia Saudite i ka ofruar Messit pagë prej më shumë se 400 milionë eurosh në vit, që do ta bënte atë futbollistin më të paguar ndonjëherë.
Por, sipas Romanos, prioritet i shtatë herë fituesit të “Topit të Artë” mbetet të vazhdojë në Evropë.
Barcelona thuhet se po pret një vendim nga Fair-Play-Financiar (FFP) para se t’ia bëjë një ofertë, teksa oferta për kontratën e re nga PSG-ja nuk u pranua ende pasi Messi nuk është pajtuar ende.
🚨 Understand Al Hilal sent an official bid to Leo Messi: salary worth more than €400m/year.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 4, 2023
◉ Leo’s absolute priority: continue in Europe.
◉ Barcelona, waiting on FFP to send bid and open talks.
◉ PSG bid, not accepted at this stage as Messi wanted sporting guarantees. pic.twitter.com/FVTDGs4eQV