Lajme

Sali Mustafa dënohet me 207 mijë euro për kompensim të viktimave, Qerkini: Gabim fatal

Gjykata Speciale sot ka marrë një vendim sa i përket kompensimit të viktimave, ku pati një verdikt që ish eprori i UÇK-së, Cali, obligohet t’i kompensojë rreth 207 mijë euro viktimat direkte ose indirekte.

Lidhur me këtë, avokati Artan Qerkini deklaroi se ky vendim i Speciales është gabim fatal ligjor dhe se mbrojtja e Calit mund ta kontestojë, ngase siç tha, një vendim gjyqësor duhet ta ketë bazën e vet gjyqësore.

“Kjo bazë ligjore është në tërësi e gabuar. Për më shumë, ky ligj fare nuk parashikon kriteret të cilat duhet të merren parasysh me rastin e përcaktimit të intensitetit, kohëzgjatjes dhe lartësisë së dhembjeve shpirtërore dhe dëmit material të viktimës së pretenduar”.

“Dhomat e Specializuara nuk kanë treguar vullnet që viktimat e pretenduara t’i dërgojnë në kontest civil në gjykatat e Kosovës, se me gjasë nuk i besojnë gjykatave të Kosovës edhe për zgjidhjen e çështjes civile, sepse akordimi i shpërblimit të dëmit është çështje kryekëput civile. Ky gabim i dukshëm i Dhomave të Specializuara është pasojë e mosnjohjes së kornizës ligjore të kuadrit civil në Republikën e Kosovës”, u shpreh Qerkini në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

Ai tutje shtoi se nuk ka dilema që shteti i Kosovës nuk është përgjegjës për kompensimin e viktimave, dhe se edhe në vendim thuhet qartë se gjithmonë përgjegjës për kompensimin e viktimave të pretenduara është personi i cili shpallet fajtor.

“Aty në vendim nuk thuhet Republika e Kosovës, por i referohet Mustafës, gjithnjë themi viktima e pretenduar, për faktin se vendimi për dënimin e Mustafës nuk është ende i formës së prerë”, përfundoi ai.

Admin

Share
Published by
Admin

Recent Posts

31-vjeçarja vdes tragjikisht në Obiliq, dyshohet se i dha fund jetës me pushkë gjuetie

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Sibofc të Obiliqit, ku një grua…

2 years ago

U qëllua në kokë, detaje nga vdekja e 4-vjeçarit me armë zjarri

Një ngjarje tragjike që ndodhi pasditen e sotme në fshatin Begaj të Vushtrrisë, ka tronditur…

2 years ago

Rrahmani – Napoli, bashkë deri më 2027

Amir Rrahmani duket se do të luajë edhe për një kohë të gjatë në Napoli.…

2 years ago

BNE e mëson kundërshtarin dhe orën e duelit të radhës në kualifikimet për Major

Bad News Eagles e ka mësuar ekipin me të cilin do të përballet në ndeshjen…

2 years ago

Gashi-Kurtit: Po themeloni autonominë territoriale për komunat serbe

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi i ka thënë kryeministrit…

2 years ago

Kreu vjedhje të shumta në Ferizaj, dënohet me një vit burgim dhe 500 euro gjobë i pandehuri

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar të pandehurin M.I., për shkak të veprës penale në…

2 years ago