Një 22-vjeçar shqiptar është dënuar me 16 muaj burg në Britani, pasi është kapur në një ‘fermë’ kanabisi.
“Jam i lumtur që u arrestova. Puna këtu është e mjerueshme”, ka deklaruar Erald Abmetaj pasi u ndalua nga policia britanike.
Mediat e huaja shkruajnë se Abmetaj është arrestuar më 12 dhjetor të vitit të kaluar dhe u gjet në një ‘shtëpi’ bari. Gjatë kontrollit fizik në ambient, policia gjeti dhe sekuestroi 481 bimë kanabisi.
22-vjeçari, i cili e cilësoi punën si ‘të mjerueshme’, kishte mbërritur në Britani pak muaj para se të arrestohej. Abmetaj iu ofruar puna si ‘fermer’ pasi mbërriti në Londër dhe u gjet i pastrehë. Detyra e tij konsistonte në ujitjen e bimëve dhe përkujdesje.
Abmetaj u dënua nga drejtësia britanike me 16 muaj burg.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Sibofc të Obiliqit, ku një grua…
Një ngjarje tragjike që ndodhi pasditen e sotme në fshatin Begaj të Vushtrrisë, ka tronditur…
Amir Rrahmani duket se do të luajë edhe për një kohë të gjatë në Napoli.…
Bad News Eagles e ka mësuar ekipin me të cilin do të përballet në ndeshjen…
Gjykata Speciale sot ka marrë një vendim sa i përket kompensimit të viktimave, ku pati…
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi i ka thënë kryeministrit…